Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkarkimi është hapi i parë i parashikuar në kushtetutë nga dy veprimet që çojnë në largimin e Presidentit për “tradhti, ryshfet si dhe krim apo keqbërje të rëndë”.
Por, e gjitha kjo është e lidhur me popullaritetin e presidentit në elektorat si dhe mbështetjen që ai ka brenda partisë së tij.
Që tani kabineti i presidentit të ri Donald Trump ka dalë kundër tij dhe thuajse çdo propozim politik i tij, përfshirë qëndrimin pro-rus, ka ngritur shumë pikëpyetje se si kjo do të ndikojë në mbështetjen e Kongresit për Presidentin.
Ekspertët mendojnë se shkarkimi i Trump mund të vijë pasi republikani gjithashtu po përpiqet të prishë aleancën me NATO-n dhe të krijuar marrëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin.
“Në rastin e Trump, fillimisht duhet të binden kongresmenët republikanë për shkarkimin e një presidenti republikan, që mund të dështojë nëse ai ka ende mbështetjen e publikut – siç ndodhi me Clinton dhe mund të ketë sukses nëse nuk e ka – siç ndodhi me rastin e dorëheqjes së Nikson”, shprehet profesori i shkencave politike, Terrence Casey.
Nëse do të provohet se Moska ka materiale kompromentuese për presidentin e zgjedhur me siguri që republikanët do të votonin për shkarkimin e tij.
Por rreziku nuk vjen vetëm nga “dosja ruse” pasi shqetësim përbën edhe deklarata e Trump që bëri të mërkurën kur tha se do ta kalojë kontrollin e kompanisë së tij te djemtë e tij, gjë e cila mund të përbëjë konflikt interesi.
Shkarkimi i presidentit të 45-të të SHBA-ve mund të sjellë një zhvillim politik që nuk ka ndodhur kurrë më parë, kur partia shkarkon një president të krahut të saj.
Sipas ligjeve në fuqi, pasi shkarkimi miratohet nga Kongresi, më pas kalon për miratim në Senat, ku kërkohen 2/3 e votave.
Deri tani asnjë president amerikan nuk është larguar nga detyra me anë të shkarkimit. Richard Nickson dha dorëheqjen para votimit, ndërsa Andrew Johnson dhe Bill Clinton u falën nga Senati. (A.R/SHUPLAKA)