Pas vdekjes së një të pastrehu në Durrës për shkak të motit të acartë, një hotel në këtë qytet ka hapur dyert për të strehuar të tjerë të pastrehë gjatë kësaj peridhe të vështirë.
Policia dhe bashkia e Durrësit kanë mbledhur 15 të moshuar endacakë të cilët rrezikonin të ngrinin së ftohti duke i strehuar fillimisht në spital, e më pas në qendrën ditore të të moshuarve.
Megjithatë kjo qendër ditore shërben vetëm për ushqim, kështu “Fundjava ndryshe” vendosi t’i strehojë të pastrehët në një hotel në zonën e plazhit të Shkëmbit të Kavajës
Sipas raportimeve, në këtë hotel të pastrehëve u janë ofruar të gjitha kushtet e munguara prej një periudhe mjaft të gjatë.
Mësohet se midis të pastrehëve bëjnë pjesë edhe dy fëmijë, prindërit e të cilëve mbetën të pastrehë, e pa ngrohje.
“Fundjava Ndryshe ju ka siguruar në hotel këtyre personave fjetje, ushqim e ngrohje” tregon Shkelzen Krajku.
Megjithatë, pasi situate emergjente të marrë fund, e ka për detyrë bashkia që të gjejë një strehë për ta.
Por deri më tani, drejtoria e strehimit sqaron se bashkia nuk ka asnjë projekt për strehimin e endacakëve. (D.D/Shuplaka)