12:01 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Hapen dyert e burgjeve, lirohen të dënuarit e parë. Manjani viziton burgun e grave

09:26 | 14/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Hapen dyert e burgjeve, lirohen të dënuarit e parë. Manjani viziton burgun e grave

Ka nisur ditën e sotme lirimi i të dënuarve të parë që përfitojnë nga amnistia e miratuar në fund të vitit 2016.

Mësohet se ka nisur lirimi i të dënuarve të parë në burgun e Drenovës, Peqinit, Fierit, Fushë-Krujës dhe Tiranës.

Me nisjen e lirimit të 731 të dënuarve të parë, përfitojnë të dënuarit për vepra të lehta penale, të dënuarit për dhunë në familje, atë të dënuar për vjedhje, narkotikët, si dhe burrat e gratë e moshuara. Një numër i vogël të dënuarish do të përfitojnë në Tiranë.

Përfiton ish-prokurori Haxhi Giu, i dënuar për “Korrupsion pasiv”

Nga amnistia e miratuar, përfiton edhe ish-prokurori Haxhi Giu. Ai u arrestua për korrupsion pasiv, pasi tentoi që në këmbim të një shume të majme parash të zbuste akuzën për Paulin Shporin nga Shkodra, nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi”.

Haxhi Giu cilësohet si një ndër prokurorët më të njohur për shkak të dosjeve të nxehta që ka pasur në duar. Prokuror i Krujës që nga vitit 2008, ai ka qenë nën hetim prej dy muajsh nën akuzën e korrupsionit. Haxhi Giu u arrestua gjatë operacionit “Premtimi” i finalizuar nga policia e Tiranës me mbështetjen e njësisë Taske Force më 2 dhjetor 2015.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Përfitojnë 10 të dënuara në burgjet e Tiranës, përpjekje për strehimin dhe socializimin e tyre

Mësohet se Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani së bashku me Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve mësohet se ndodhen në burgun e “Ali Demit” në Tiranë. Gjithsej, nga burgjet e Tiranës, do të lirohen 10 të dënuara, ndër to edhe për vepra të rënda penale.

Drejtoresha e burgut 325 në Tiranë, Xhoi Jakaj, u shpreh se të dënuarat që përfitojnë nga amnistia, të cilat nuk kanë ku të kthehen, nuk do të flaken në rrugë: “Përfitojnë 10 gra. 6 ndër to të braktisura, po negociojmë për strehim”.

I vetmi burg ku nuk kanë përfituar të dënuarit është ai Kukësit. 

Konkretisht: 

Nga burgu i Drenovës do të lirohen 55 të dënuar

Nga burgu i Peqinit do të lirohen 131 të dënuar

Nga burgu i Fierit do të lirohen 153 të dënuar

Nga burgu i “Shën Kollit” në Lezhë do të lirohen 117 të dënuar

Nga burgu i Rrogozhinës do të lirohen 110 të dënuar

Nga burgu i Korçës përfitojnë 57 të dënuar

Nga burgu “Ali Demi” në Tiranë do të përfitojnë 9 gra të burgosura
Nga burgu 313 në Tiranë do të lirohen 7 të burgosur
Nga burgu 302 do të lirohen 4 të burgosur

(XH.A/SHUPLAKA)

burgushenkollit

(Lirimi i të dënuarve nga burgu i Shën Kollit)

burgukorceds-copy

(Lirimi nga burgu i Korçës)

lirimi

Etiketa: amnistiaburgosurHaxhi Giulirimiperfitues
Pas

Emergjenat Civile sqarojnë lëkundjet “misterioze” në Elbasan: Ishin tërmete

Para

Falja e gjobave, Ahmetaj: Pritet të miratohet në mes të muajit shkurt. Ja kush përfiton

Para
Falja e gjobave, Ahmetaj: Pritet të miratohet në mes të muajit shkurt. Ja kush përfiton

Falja e gjobave, Ahmetaj: Pritet të miratohet në mes të muajit shkurt. Ja kush përfiton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.