21:16 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj:10 kilometër korsi të dedikuara për biçikletat në Tiranë

13:45 | 14/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj:10 kilometër korsi të dedikuara për biçikletat në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi të zhvilluar me Ambasadoren e Hollandes, Dewi De Weerd synoi parashikimin e  ndërtimit të 10 kilometrave korsi të dedikuara për lëvizjen e biçikletave. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se një vëmendje e veçantë i është kushtuar promovimit të lëvizjes me biçikleta, jo vetëm si një mënyrë për të reduktuar trafikun në rrugët e Tiranës, por edhe si një lëvizje që nxit jetën e shëndetshme. 

Ai theksoi se për herë të parë është vendosur një fond i posaçëm për këtë qëllim edhe në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe se rrugët e reja po ndërtohen duke pasur edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.  “Kemi filluar me disa rrugë, si rrugët kryesore “Dritan Hoxha”, rruga “Gjergj Filipi” te Pallati i Kongreseve, rruga e “Kosovarëve”, pra të gjithë rrugët e reja po pajisen me një korsi të dedikuar biçikletash, por kjo nuk mjafton. Ne duhet të kemi një rrjet, ndaj në buxhetin e këtij viti, kemi projektuar 10 kilometra korsi biçikletash, si një buxhet i veçantë në Bashkinë e Tiranës, si një buxhet që për mendimi tim duhet të vazhdojë të jetë çdo vit, pavarësisht se kush është kryetar bashkie, për të treguar se sa prioritet është kjo për qytetin”, bëri të ditur Veliaj. Ai theksoi se shumë shpejt do të fillojë përcaktimi i korsive për biçikletat në disa nga rrugët kryesore ekzistuese të kryeqytetit.  “Do të fillojmë me aksin bulevardi “Zogu i Parë”, gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aksi nga qendra deri tek rruga e “Dibrës”, deri te Farmacia 10 dhe pastaj nga Farmacia 10 deri në Kinostudio; po kështu me rrugën e re të Kombinatit. Duke pasur një rrjet prej 10 kilometrash, besoj se mund të flasim seriozisht për kulturën e rikthyer të biçikletës në Tiranë”, shtoi Veliaj.

 Kreu i Bashkisë u shpreh se ndërtimi i korsive të posaçme të dedikuara për biçikletat është një investim afatgjatë dhe që do t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve në vitet që vijnë duke bërë një jetë më të shëndetshme. Veliaj u shpreh se falë politikave që ka ndjekur bashkia duke përcaktuar ditë pa makina si dhe duke shtuar korsitë e dedikuara, sot është trefishuar numri i atyre që përdorin biçikletën në Tiranë. Gjithsesi, ai theksoi se mbetet ende shumë punë për t’u bërë që përdorimi i biçikletave të mos mbetet një fenomen i izoluar.

Ambasadorja holandeze, Dewi De Weerd në këtë takim siguroi mbështetje për çdo projekt që Bashkia e Tiranës do të kërkojë të zbatojë për ndërtimin e korsive dhe stacioneve të qendrimit të biçikletave. “Të rinjtë janë shumë pozitivë përsa i përket ecjes me biçikletë (çiklizmit) dhe ju do të keni një mbështetje të madhe, nëse bëni zona për biçikletat dhe jo vendparkime makinash”, tha ambasadorja Dewi De Weerd. (J.V/Shuplaka)

veliaj

 

Etiketa: Erion Veliajrruget per bicikletat
Pas

Tensione në Itali, policia përplaset me emigrantët, tentuan të futen në Prefekturën e Firenzes

Para

Panariti inspekton blegtorinë në Korçë: Për koalicionin kemi kohë deri në prill, të dy forcat do të bëjnë llogaritë e veta

Para
Panariti inspekton blegtorinë në Korçë: Për koalicionin kemi kohë deri në prill, të dy forcat do të bëjnë llogaritë e veta

Panariti inspekton blegtorinë në Korçë: Për koalicionin kemi kohë deri në prill, të dy forcat do të bëjnë llogaritë e veta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm me thikë në Holandë/ Disa të plagosur, mes tyre një oficer policie

“Hamasi kontrollon Gazën”, Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar luftën!

Qeveria miraton trajtim të njëjtë për forcat rezerviste, njësoj si ushtarakët aktivë

“ZRRE është degë e partisë në pushtet”, grindja nga Kuvendi kalon në energji, LDK-PDK akuza VV

Pritet të zhvillohen garat e Formula 1/ Qeveria miraton shpronësimet për projektin e auto-motoparkut në Elbasan

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Rihapet pas 10 vitesh ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, ministri Hasani: E rëndësishme për forcimin e partneritetit

Netanyahu: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është kusht për t’i dhënë fund luftës

Audienca e parë publike në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV bën thirrje për ndihma humanitare në Gaza dhe për t’i dhënë fund armiqësive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.