13:34 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Tahiri ndihma në Fushë Arrës dhe Qafë Mal: U shpërndanë gati 42 ton ndihma ushqimore

14:20 | 14/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Tahiri ndihma në Fushë Arrës dhe Qafë Mal: U shpërndanë gati 42 ton ndihma ushqimore

Ministrit i Punëve të Brendshme,  Saimir Tahiri ka shpërndarë ndihma në Fushë Arrës dhe Qafë Mal. Ministri Tahiri u shoqërua nga deputeti i zonës Pjerin Ndreu, nga strukturat e Emergjencave Civile dhe pushteti lokal.

“Ju e dini shumë mirë se ne me kapriçot e motit nuk kemi si t’ia bëjmë. Por ne kemi çfarë të bëjmë për t’iu gjendur në krah njerëzve, në mënyrë që të mos kenë probleme nga kushtet e vështira që na krijon kjo situatë e pazakontë. Nëse moti është vështirësi, ne këtë duhet ta përballim bashkë duke iu gjendur pranë të gjithë atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo nuk është e lehtë. Ndaj po bëjmë gjithçka që kemi mundësi që familjet në nevojë të mos kenë probleme të rënda nga pikëpamja e ushqimeve, veshmbathjeve, kujdesit shëndetësor, komunikimit.  Është përpjekja jonë, e Kryeministrit, e qeverisë, për të bërë gjithçka kemi në dorë që këto ditë të vështira të  kalojnë sa më lehtë për çdo banor të Pukës, Fushë Arresit, Qafës së Malit dhe çdo zonë që ka pasur probleme me dëborën dhe motin”, tha Tahiri.

Më tej ai shtoi se në këto katër ditë janë shpërndarë gati 42 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

“Nuk është aq sa duhet, mbase nuk mjafton. Por kjo është një qeveri që nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve dhe nuk i le ata të përballen vetë me vështirësitë e tyre.Të gjithë njerëzit janë në këmbë: e gjithë struktura shtetërore, Emergjencat Civile janë në këmbë, Policia është në gatishmëri, emergjenca shëndetësore, pushteti vendor është i gjithi në këmbë, deputeti është këtu 24 orë në 24. Ka shumë për të bërë ende. Ju na keni besuar me vote,  ne jua shpërblejmë besimin tuaj me sa kemi mundësi. Mbetet ende shumë për bërë, por çdo ditë të vështirë e përballojmë bashkë. Ndaj shumë faleminderit për besimin. Shumë faleminderit që na mirëkuptoni. Ne do vazhdojmë t’ju ndihmojmë, ju dhe çdo familje që ka nevojë për ndihmë në këtë zonë. Jemi këtu me ju”, përfundoi minsitri. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

nuk

Etiketa: pukesajmir tahiri
Pas

Panariti inspekton blegtorinë në Korçë: Për koalicionin kemi kohë deri në prill, të dy forcat do të bëjnë llogaritë e veta

Para

Skënderbeu nuk synon vetëm titullin, Daja: Do zbulojmë talente

Para
Skënderbeu nuk synon vetëm titullin, Daja: Do zbulojmë talente

Skënderbeu nuk synon vetëm titullin, Daja: Do zbulojmë talente

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhitë e shiut dhe përmbytjet godasin disa qytete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Kodi i ri Penal/ Rama sqaron dhe mediat: Qeveria një nga palët, ky draft s’kalon në Parlament pa vulën e Brukselit! Po shkojmë drejt BE dhe jo ish-Bashkimit Sovjetik!

El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”

Vijojnë ofensiva ruse në Ukrainë, 28 viktima dhe 159 të plagosur në Kiev

Nuk respektoi vendimet, Millorad Dodik dënohet me një vit burgim me formë të prerë

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Booking”,Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.