07:38 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjermeni përgjigje Manjanit, ministrja zbulon edhe numrin e lejeve të ndërtimit në Shqipëri

16:43 | 14/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Gjermeni përgjigje Manjanit, ministrja zbulon edhe numrin e lejeve të ndërtimit në Shqipëri

Vetëm para 5 ditësh, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh kundër propozimit të Ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni për ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. 

Por së fundmi, në një intervistë për gazetaren e TVSH-së Jonela Sakajeva, Gjermeni thotë se Manjani nuk ishte kundër por thjesht shprehu dy shqetësime të tij lidhur me ligjin, të cilat janë sqaruar tashmë.

“ Dua të theksoj që për çdo vendim të Këshillit të Ministrave që ne hartojmë për shkak të proçedurave ligjore dhe institucionale, i shkon për mendim një pjesë të mirë të ministrive, padyshim ministrisë së Drejtësisë, asaj të Financave etj, në varësi të specifikave që ka çdo VKM.

Në mbledhjen e këshillit të Ministrave ku u diskutua kjo, ministri Manjani nuk ishte kundër. Dy ndjeshmëritë e tij u sqaruan.

Në fakt që me ligjin egzistues të legalizimeve të vitit 2006, këtë përgjegjësi për shtesat pa leje të pallateve qofshin anësore qoftë në lartësi ishte përgjegjësi dhe është ligjërisht e ALUIZN-it.

Shqetësimi tjetër i zotit Manjani, ishte përsa i përket detyrimeve të subjekteve ndërtuese. është e shprehur në mënyrë eksplicite të VKM-së që sapo miratuam që të gjitha detyrimet e subjekteve do të realizohen nga institucionet përgjegjëse siaps legjislacionit në fuqi.

Unë diskutimet dhe mendimet qoftë ndryshe, qoftë kundra, debatet mes nesh përsa i përket përmirësimit të kuadrit ligjor i shikoj si pjesë e punës që e pasurojnë vendimin dhe ligjin që do të kalojmë, dhe e bëjnë më të mirë atë”, u shpreh ministrja Gjermeni.

Ndër të tjera ministrja Gjermeni foli edhe për aplikimin e lejeve të ndërtimit online, nëpërmjet të cilit sipas saj janë kryer plot 809 aplikime online në Bashki dhe në KKT.

 “ Unë dua të theksoj që viti i kaluar për Ministrinë e Zhvillimit Urban ka qenë i frytshëm në disa aspekte. Pikë kulminante ishte aplikimi i lejeve on linë të ndërtimit, gjë që u vlerësua edhe nga Banka Botërore që në raportin Doing Business patëm rankimin më të lartë.

Aplikimet on line filluan me ndryshimet ligjore, për ta bërë të mundur këtë gjë, më pas me përgatitjen tonë bazuar në përvojat e suksesshme të rajonit, filloi trajnimi dhe nga 1 shtatori u bë i detyrueshëm aplikimi vetëm on line.

Përgjegjëse janë njësitë vendore, ndërkohë që Këshilli i Territorit është përgjegjëse për investimet strategjike. Stafet e bashkive janë trajnuar nga ne në vazhdimësi.

Nga shtatori deri në fund të dhjetorit, janë kryer 809 aplikime on line në Bashki dhe KKT. Vetëm Bashkia e Tiranës ka dhënë 45 leje ndërtimi dhe 62 leje zhvëllimore, ndërkohë që në rang vendi janë dhënë 65 leje ndërtimi nga bashkitë, të tjerat janë në proçes e sipër. Tani mund të aplikojnë të gjithë, më kartën e identitetit në portalin e- albania për çfarëdo lloj leje ndërtimi. Ne dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit e monitorjmë vazhdimisht.”, përfundoi Gjermeni. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: eglantina gjermeniligjimanjani
Pas

Gazetarja: Të veshur markë nga koka te këmbët, por kur dolën gardianët… me Jaguar super!S’e kuptova pse punojnë në Burg?!

Para

Denoncimi i Berishës: “Çunat e krimit vjedhin për vete dhe për Saje qorrin!”

Para
Ish- kryeministri Berisha jep ‘një lajm vërtet të hidhur’

Denoncimi i Berishës: "Çunat e krimit vjedhin për vete dhe për Saje qorrin!"

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.