Nga Sonila Meço
Në debatin e fortë të ditëve të fundit po përdoren termat ‘liri e shprehjes’ dhe ‘liri e shtypit’ në një mjegull çoroditëse si për të përligjur shprehjen e famshme: ‘Nëse nuk i bind dot, ngatërroi!’
Kjo hapësirë e pafundme që ngjan me anarki më shumë se liri, e që pretendohet se dëshmon lirinë e shprehjes në Shqipëri, ka të bëjë me mundësinë e shprehjes dhe shtypit në terren virtual që nuk është nën kontrrollin e pushteteve brenda kufijve. Aty ku lajmi e jo lajmi, komenti e fyerja, fakti e shpifja bashkëjetojnë duke djegur edhe të njomin me të thatin.
Sa i takon lirisë së shprehjes e shtypit në hapësirën që kontrollohet nga vullnete brenda kufijve, vetë shtypi, në ekzistencë nuk është i lirë për sa kohë modeli ekonomik mbi të cilin mbahet është jo ligjor e jo transparent. Kjo pra e bën të mbijetojë nëse pushtete paralele a mbi të i lejojnë ekzistencën.
Quaje vetcensurë a censurë, ndryshon veç këndvështrimi, nga ai i pronarëve, apo pushtetarëve, se nuk ka mendje të shëndetshme që vetcensurohen a censurojnë, kot, për hobby. E kësisoj bashkohen lehtë liria e shprehjes me atë të shtypit kur arsyeton median sociale, por janë bash të ndara mirë kur flasim për atë tradicionale, ku ajo çfarë mund të thuash është në duart jo të pronarëve të lirë për të zgjedhur linjat editoriale (shumë e mirë për të qenë e vërtetë), por të padronëve të tyre të pushtetshëm që u lejojnë arbitrarisht ekzistencën.
Nëse media sociale është vënë disa herë në shënjestër, por ende mbetet e lirë prej pushteteve paralele (kryesisht ekzekutiv e legjislativ), ajo e shkruar e audiovizive në ‘lirinë’ e vet te ekzistencës i është nënshtruar totalisht pushteteve. Pse e them këtë? Po ja faktet, ca media i mbyllin, arbitrarisht duke përdorur në mënyrë selektive ligjin, apo duke tejkaluar kompetencat. Disa programe i mbyllin, duke ia lënë pronarëve përgjegjësinë a thua se vetcensura është problem karakteri në lindje e jo modeli ekzistencial që mbahet nga vetë pushtetet (legjislativ, ekzekutiv e me radhë).
Kur transparenca e financimeve, respektimi i ligjit, kodit të punës do të jenë njëlloj për të gjithë mundet qe t’i besojmë lirisë së shprehjes e shtypit edhe me arsyetimin se liri ka për sa kohë që çdo gjë që censurohet në median tradicionale është e lirë të shfaqet në atë sociale (shumë përtac edhe si arsyetim, por i vetmi kundërargument ku po kapen të dyshuruarit).
Thank you for the good writeup. It in fact was a amusement account it.
Look advanced to more added agreeable from you!
By the way, how could we communicate?
Since the admin of this website is working, no
question very shortly it will be renowned, due to its feature contents.
I read this article completely on the topic of the comparison of hottest and
previous technologies, it’s remarkable article.
What’s up Dear, are you in fact visiting this
web site daily, if so after that you will definitely get pleasant know-how.
I was wondering if you ever considered changing the page layout of your site?
Its very well written; I love what youve got to say. But maybe you could a little more in the way of content so people could connect with it better.
Youve got an awful lot of text for only having 1 or two images.
Maybe you could space it out better?
This info is worth everyone’s attention. Where can I find out more?
I have read so many content concerning the blogger lovers
however this paragraph is really a pleasant piece of writing, keep it up.
Truly no matter if someone doesn’t be aware of after that
its up to other visitors that they will help, so here it happens.