Treni që u nis nga Beogradi për në Mitrovisë është ndaluar në Rrashkë, një stacion larg territorit të Kosovës.
Zëvendësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, thotë se treni u ndal prej një ore në kufi.
Mësohet se në pikëkalimin kufitar me Serbinë, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë, për të ndaluar kalimin e këtij treni të nisur në mënyrë të jashtëligjshme sipas palës shqiptare.
Sipas Kozarev, njësitë speciale të Policisë së Kosovës po verifikojnë 40 kilometra të hekurudhës ku duhet të kalojë treni deri në Mitrovicë.
Madje sipas portalit “Telegraf”, treni po kthehet mbrapsht për në Beograd. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”762″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]