Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, për ndalimin e trenit serb që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë me parrulla e simbole nacionaliste.
Berisha e cilësoi nisjen e trenit nga Serbia si një prokokim të ulët dhe të rrezikshëm për Kosovën.
Sipas tij, autoritetet e Beogradit janë skllavë të ëndrrës së Serbisë së Madhe dhe përbëjnë një rrezik për rajonin.
“Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!”, shkruan Berisha.
Ndërkohë, ish-kryeministri shprehu mbështetjen e plotë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për ta ndaluar trenin e nisur dhe për ta kthyer atë “andej nga erdhi”.
Shkrimi i plotë:
“Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!
Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe “Kosova eshte Serbi” dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!
Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves!”. (D.D/Shuplaka)
Edhe ky tren edhe muri edhe shume kercenime nga serbia jane produkti yti sali berisha,keto dalje ne rrjete sociale nuk jane gje tjeter pos tentim per ta shperlare ftyren tende te poshter dhe te njollosur si tradhetar,ku bashke me lulzim bashen kosoves i keni bere hiq me pak se millosheviqi,prandaj sti besonnjeri keto lehje tuja.