Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e gjermanëve në Panairin e Turizmit në Shtutgard të Gjermanisë.
Për të shfaqur vlerat artistike kombëtare të Shqipërisë, grupi folklorik i Tropojës i sponsorizuar nga Eurosig-INSIG ka zgjedhur të interpretojë vallen e Tropojës.
“Menjëherë pas aktivitetit që u bë, gjermanët kërkonin kartëvizita. Thoshim: ne nuk e dimë Shqipërinë. Qershia mbi tortë ishte në momenti kur grupi i valleve të Tropojës të sponsorizuar nga EUROSIG dolën dhe përforcuan në mënyrë të bukur para publikut, saqë vetë mediat gjermane e publikuan live për 20 minuta.”, tregon pronari i EUROSIG Kadri Morina.
Si vend partner në panairin e Turizmit, Shqipëria do të përcjellë një pjesë të traditës, si folklori apo kulinaria shqiptare për 9 ditë me radhë. (D.D/Shuplaka)