Policia në Essen të Gjermanisë ka arrestuar një serb, nën dyshimin se ka planifikuar një sulm terrorist në Gjermani. Hetuesit gjermanë e kanë hetuar për një kohë personin e arrestuar. Kujtojmë se Gjermania pas sulmit të fundit në Berlin i ka rritur së tepërmi masat e sigurisë.
Autoritetet gjermane dyshojnë se personi i arrestuar ishte në kontakt me një rrjet islamik dhe po planifikonte sulme. Ka dyshime që serbi i arrestuar planifikonte një sulm terrorist me kamion.
Ai pretendohet se dëshironte të shtypte me kamion një grup të njerëzish, me qëllim që të kishte më shumë viktima. Një sulm të tillë e ka kryer edhe terroristi i Berlinit, Anis Amri.
Hetuesit gjermanë kishin dyshime se personi i arrestuar mund të kryente sulmin, prandaj e arrestuan teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Oberhausen. Serbi i arrestuar jeton ilegalisht në Gjermani, prandaj janë ngritur dyshimet se pse autoritetet gjermane nuk e kanë dëbuar atë nga shteti, pasi kanë pasur dyshime se ai mund të jetë i lidhur me rrjete të terroristëve islamikë. (E.K/SHUPLAKA)