Forumi Rinor Socialist feston sot 25 vjetorin e krijimit të tij. Në Pallatin e Kongreseve, me qëllim vlerësimin e kontribuuesve ndër vite dhe shpalljen e objektivave të mëtejshme do të mbahet mesditën e sotme kongresi i FRESSH-it në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të strukturave të forumit nga e gjithë Shqipëria.
ftuar të jenë pjesë e këtij aktiviteti të gjithë drejtuesit e FRESSH-it ndër vite: duke filluar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Ilir Zela, Gjergji Koja, Elisa Spiropali, Megi Ajtyresa dhe Joleza Koka. Nuk dihet nëse Meta dhe Kryemadhi do të pranojnë apo jo ftesën e socialistëve, por fjalën kryesore në këtë takim do ta ketë kryetari i PS-së, Edi Rama.
Po ashtu do të ketë edhe dy fjalime të tjera nga përfaqësuesit e partisë, njëri prej tyre do të jetë ai i Pandeli Majkos. Fjalë do të ketë më pas kryetari i forumit, Eljo Hysko, e po ashtu anëtarët e tjerë të kryesisë: Shpati Kolgega, Marinela Rukia, Ana Abdi, Ermal Petushi, etj. Një prej vendimeve të sotme të Kongresit të FRESSH-it do të jetë miratimi i statutit të forumit. Më në fund, pas 12 vjetësh pa dokument themeltar, forumi do të ketë një statut që i mungonte që prej vitit 2005.(E.K/SHUPLAKA)