Po i qëndron larg politikës dhe jetës aktive, por nuk mund ti qëndrojë kurrë larg restoranteve ku gatuhet mirë.
Po flasim për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, i cili sot ka drekuar në restorantin “Umami” të shefit të famshëm Renato Mekolli.
Të dy së bashku kanë publikuar një foto në rrjetet sociale, ku mesa duket ish-kryeministri duket i kënaqur nga gatimi që ka shijuar në restorantin në fjalë.
“Umami” nuk ka shumë kohë që është hapur, por sërish ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm për cilësinë, shijen dhe shërbimin. (A.R/SHUPLAKA)