Drejtori i CIA-s, John Brennan i ka bërë thirrje Presidentit të ri të SHBA-së Donald Trump që të jetë shumë i kujdesshëm me ato që thotë publikisht në lidhje me Rusinë.
Sipas shefit të CIA, Trump nuk ka informacion të plotë të lëvizjeve të rusëve.
Gjatë një prononcimi për Fox News, Brennan u shpreh se spontaniteti i Trump nuk mbron interesat e sigurisë kombëtare të SHBA.
Duke komentuar deklaratën e Trump për sanksionet e SHBA ndaj Rusisë, drejtori i CIA u shpreh se Presidenti i ri amerikan nuk i di pasojat e heqjes së këtyre sanksioneve prandaj duhet të jetë shumë i kujdessëm nëse vendos që të “falë” Moskën.
Ai shtoi gjithashtu se është përgjegjësi e shërbimeve sekrete amerikane për të këshilluar Presidentin Trump në lidhje me veprimet e Rusisë. (A.R/SHUPLAKA)