22-vjeçari që mbeti i plagosur si pasojë e sulmit me armë në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, është identifikuar si Xhuljano Kosturi.
Atentati ndaj tij u krye mbrëmjen e djeshme, ku autori i sulmit e priti shënjestrën përpara pallatit ku banonte. Mësohet se i riu u qëllua një herë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur në pjesën e veshkave.
Mësohet se i riu është djali i vetëm i një punonjësi të Gardës, që rezulton se nuk ka precedent penalë të mëparshëm.
Mësohet se deri tani janë shoqëruar tetë persona dhe janë siguruar pamjet përpara pallatit. (XH.A/SHUPLAKA)