Partia Demokratike bën me dije se do të vendosë marrëdhënie të kushtëzuara me Kuvendin pas debateve që kanë ndjekur propozimet e opozitës për votimin dhe numërimin elektronik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi takim me aleatët e PD-së. Takimi u mbajt përpara mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.
Në takimin me Partinë Demokratike kanë marrë pjesë PBDNJ, PAA, PDK, PR.
“PD kërkon votimin dhe numërimin elektronik. Shumica të pranojë propozimet tona për votimin dhe numërimin elektronik.”, është shprehur opozita për lidhur me reformën zgjedhore. (XH.A/SHUPLAKA)