Në gjendje të mjerueshme ndodhet shkolla artistike “Tefta Tashko Koço “ të qytetit të Korçës. Këto klasa janë pjesë e ndërtesës të kësja shkollë në të cilën studiojnë një numër i madh nxënësish nga qyteti i Korçës dhe jo vetëm, por që për fat të keq, kushtet në të cilat bëhet mësim janë të mjerueshme.
Kanë qenë vet disa nxënës të kësaj shkolle ata që kanë denoncuar pranë Jeta Osh Qejf gjendjen e klasës së tyre, duke thënë se vetëm kati i tretë ka 13 klasa, të cilat janë në të njëjtin nivel mizerabël. Ata bëjnë me dije se shkolla është rikonstruktuar 16 vite para, pra që në vitin 2001 dhe askush nuk ka vënë më dorë. Aktualisht shumë nxënës po zhvillojnë mësimin sa në një ambient në tjetrin, pa asnjë lloj kushti që të lejojë mbajtjen e një ore normale mësimi. Për këtë gjendje është lajmëruar edhe Drejtoria Arsimore e Korçës, por që askush nuk ka marrë asnjë masë. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”784″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]