13:48 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Çfarë pritet të ndodhë në ceremoninë e Inagurimit të Presidentit Trump (DETAJET)

12:07 | 16/01/2017
në Bota, Te Gjitha
0
Trump e nis me skandal konferencën e tij të parë, sherr me gazetarin e CNN (VIDEO)

Për disa do të pritet me frikë, për të tjerë me gëzim, por nuk ka asnjë dyshim se bota nuk do të jetë njësoj, pas inaugurimit të Donald Trumpit, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo fushatë nuk ka qenë aspak normale. Atëherë, çfarë do të thotë kjo për Ditën e Inaugurimit? Çfarë duhet ë presim? Dhe përse vallë Buzzfeed ende nuk ka nxjerrë asgjë në lidhje me të? Fatmirësisht, kam qenë me fat të marr një kopje të itinerarit të inaugurimit, që vë theksin në pjesët kryesore të kësaj dite historike. Buzzfeed nuk është e vetmja media që ka lidhje me agjentë të fshehtë të MI6-ës. I gjithë aktiviteti do të jetë jotradicional, që nga fillimi.

Mbërritja
Trumpi do të mbërrijë me helikopter, dhe jo me një varg makinash. Helikopteri nuk do të ulet që ai të zbresë, do të fluturojë mbi ndërtesën e Kongresit, dhe Trumpi do të zbresë poshtë duke përdorur vetëm paruken e tij si parashutë.

Betimi

Presidenti i ri do të nisë ceremoninë duke u betuar mbi Bibël. Ai duhet të zgjedhë Biblën që përdor. Dhe kjo do të jetë botimi i parë i biblës së tij, “Arti i Marrëveshjes”.

Fjalimi
Pasi të bëjë betimin, Trumpi do të mbajë fjalimin e tij të parë para kombit, si president. Në rusisht. Normalisht fjalimi është shumë i gjatë, por ai i Donaldit do të mbahet në deklarata të cilat janë jo më shumë se 140 gërma secila.

Trumpi do të premtojë të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Amerikën përsëri të madhe. Nëse nuk funksionon, ai do të bëjë atë që ka bërë me shumë sukses, në shumë prej bizneseve të tij të mëparshëm, dhe do të shpallë falimentimin. Presidenti Trump do të flasë se si ka në plan të ngrejë një mur, mes asaj që ai bën si president dhe bizneseve të tij. Muri do të jetë i lartë dhe fëmijët e tij do të drejtojnë Organizatën Trump nga ana tjetër e atij muri, në Zyrën Ovale. Ai premton ta ngrejë murin, sapo Meksika të paguajë për të. Në fjalim, ai gjithashtu do të shpallë listën e tij të përditësuar, të aleatëve dhe armiqve të SHBA. Lista bazohet tek njerëzit që thonë gjëra të mira për Trumpin. Vendet e listës së keqe do të bombardohen e do të bëhen shkrumb e hi. Për nder të bashkëshortes së tij Melania, gjysmë e dytë e fjalimit do të kopjohet nga një ish president: Richard Nixon.

Familja

E gjithë familja e Trumpit do t’i bashkohet atij për këtë ngjarje, fëmijët dhe Zonja e Parë. Por plani nuk është që Melania të jetë një Zonjë e Parë tipike në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, ajo as nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë: do të qëndrojë në Nju Jork. Bija e Trumpit, Ivanka, do të kryejë detyrat që normalisht i kryen bashkëshortja e presidentit. Donaldi mezi po pret.

Festimet

Pas fjalimit fillon festa. Trumpi ka patur shumë vështirësi për të bindur njerëz të famshëm që të marrin pjesë në festime, edhe pse unë ende po pres një telefonatë. Jam i sigurt që thjeshtë nuk e kanë numrin tim. Zëdhënësi i tij ka thënë se sido që të jetë, ky inaugurim nuk ka nevojë për shumë njerëz të famshëm, sepse, si figura kryesore e emisionit “The Apprentice”, Trumpi është më i madhi i të gjithë atyre. Shumica e njerëzve në Shtëpinë e Bardhë do të shpresojnë për një ndezje të shpejtë. Plani është për ta bërë të gjithë ceremoninë një aferë më sensuale. Gjë që ka kuptim, përderisa aferat janë një gjë në të cilën Donaldi ka shumë eksperiencë.
Kështu bëhet historia./The Independent – www.bota.al

Etiketa: ceremonia e InagurimitTrumo
Pas

Kaldaja të shkallmuara, mure të rëna. A mund të mësojë një fëmijë në këtë shkollë? (FOTO)

Para

Zjarri në nënstacionin e Kasharit, OSHEE: Po riparohen difektet, në mbrëmje do të stabilizohet situata

Para
Zjarri në nënstacionin e Kasharit, OSHEE: Po riparohen difektet, në mbrëmje do të stabilizohet situata

Zjarri në nënstacionin e Kasharit, OSHEE: Po riparohen difektet, në mbrëmje do të stabilizohet situata

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

Berisha vijon akuzat për 11 majin: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.