Shqiptarët renditen pas sirianëve, në vendin e dytë për azil në Holandë. Sipas të dhënave, publikuar nga gazetari Vincent Triest kërkesat e emigrantëve tanë janë rritur me 40% më shumë.
Këto janë të dhëna të Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë në Holandë.
”Numri i aplikimeve të para për azil ka rënë nga 43.100 në 2015-ën në rreth 18.200 në 2016-ën. Më shumë se 57% e fluksit në 2016 lidhet me aplikimet e para. Ishte 73% në 2015.
Tre kombësitë e para të personave që plotësuan një aplikim të parë janë sirianët (12%), shqiptarët (9%) dhe personat nga Eritrea (8%)”, raporton Shërbimi i Emigracionit dhe Natyralizimit që varet nga kjo ministri.
Në Hollandë gjatë 2016-ës kanë kërkuar azil 1664 shqiptarë në total. Kjo është edhe tabela shpjeguese e fluksit të azilkërkuesve.
Në mars janë zgjedhjet në Holandë dhe politikanët holandezë kanë kritikuar ardhjen e shqiptarve në vendin e tyre. Çështja mund të politizohet edhe më tej. (V.G/SHUPLAKA)