Gjatë seancës së sotme parlamentare, Ben Blushi kundërshtoi fort Gramoz Ruçin lidhur me votimin elektronik.
Kryetari i Libras i kërkoi Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist t’i shpjegonte se pse e ka kaq të vështirë që për katër muaj që kanë mbetur të mos numërohen votat elektronikisht.
“Po shqiptarët çfarë kusuri kanë. Pse është kaq e vështirë është Gramoz që për 4 muaj që kanë mbetur mos numërohen elektronikisht votat.
Është një votues optik, 3 mijë dollarë bën. Edhe pse nuk paska kohë të bëhet numërimi elektronik në Shqipëri. (Ndërhyn Taulant Balla)
Investimi më i madh në Shqipëri janë zgjedhjet Taulant! Nuk e meritojnë këta, e meritojnë shqiptarët! Çfarë tjetër Gramoz,të ketë kohë televizive për garuesit. Kush e ha, kush e pranon më që kundërshtari voton votat e kundërshtarit.
Përditë shihni futboll a ka arsye që Juventusi që ka fituar ndeshjet, të caktojë arbitrat?! Të dy palët i tradhëtuar 1 milion emigrantë. Me paratë e tyre është mbajtur ekonomia jonë. Kemi 3 vjet që i tradhëtojmë! Ju lutem shumë gjeni kohën e duhur!”, tha Blushi.
Vetëm pak përpara deklaratës së Blushit, Gramoz Ruçi tha se propozimi për votimin elektronik është bërë shumë me vonesë, prandaj realizimi i kësaj është diçka shumë e vështirë.