Elseid Hysaj ka postuar një foto në “instagram” ku qëndron sipër makinës në mes të dëborës. Mbrojtësi “kuqezi” duket i lumtur, ndërkohë që në mesin e shumë komentuesve bie në sy shoku i skuadrës tek Napoli, Manola Gabbiadini, i cili e ngacmon duke shkruar: “sa i mbaruar jë”.
Kaq është dashur që të gjithë tifozët e Napolit ta mbushin me komente foton e postuar nga Hysaj dhe në të shumtën e rasteve kanë qeshur me atë çfarë shkruajti sulmuesi italian, duke i dhënë në një farë mënyre të drejtë Gabbiadinit.
Në pritje të një përgjigjje nga Hysaj, ndoshta komenti i sulmuesit, pavarësisht se ka edhe ikonat që tregojnë se po bën shaka, ka edhe një farë të drejte.
Hysaj në dy takimet e fundit ka shkaktuar një autogol dhe një penallti, megjithëse Napoli ka arritur të fitojë.
Sa për Gabbiadinin, bën mirë të sforcohet shumë sepse tani me rikthmin sulmuesit tjetër Milik do t’i ketë të pakta minutat në këmbët e tij.