Acari i pazakontë që mbërtheu vendin në këtë fillim janari shkaktoi 9 viktima, sipas raportimeve në media, por zv.minstrja e Brendshme, Elona Gjebrea deklaroi në emisionin “Njerëz në Fokus” se zyrtarisht janë 6 viktima.
Sipas saj, policia dhe bashkia e Tiranës kanë punuar bashkë për të strehuar të gjithë të pamundurit.
“Vetëm në Tiranë policia ka ndihmuar 57 të pastrehë”, tha Gjebrea.
Ndërsa zv.kryetarja e Bashkisë, Klotilda Ferhati tha se Bashkia e Tiranës ka ngritur një qendër të përhershme sociale për të pastrehët, jo vetëm në kushtet e emergjencës. (A.R/SHUPLAKA)