FMN është shprehur edhe më parë se nën administratën e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump parashikon një rritje ekonomike globale.
Megjithatë sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar i çon edhe më tej deklaratat e saj duke parashikuar “një rimëkëmbje financiare” më të madhe, kësaj radhe duke përmendur shifra.
“Pasi u regjistrua në nivelin 3,1 për qind në 2016, Produkti i Brendshëm Bruto botëror pritet të rritet në +3,4 për qind këtë vit dhe +3,6 për qind në 2018”, thuhet në raportin e fundit të FMN-së.
Ekonomia e parë botërore konstaton në një farë mënyrë parashikimet e saj me rritje në 0,1 pikë këtë vit duke u pozicionuar në 2,3 për qind, si dhe me 0,4 pikë në 2018 në 2,5 për qind, në raport me parashikimet e mëparshme të publikuara tre muaj më parë.
Nga nisja e punës së Trump na ndajnë vetëm 4 ditë, pasi me 20 janar ai do të marrë zyrtarisht postin e presidentit. (D.D/Shuplaka)