”25 vjet FRESSH! Faleminderit të gjithëve për atmosferën e shkëlqyer të krijuar nga mbi 5000 të rinj sot në Pallatin e Kongreseve.
Ky ishte Kongresi më i madh jo vetëm i FRESSH, por i të gjithë të rinjve në vend.
Bashkë jemi forca e të rinjve, që së bashku me Partinë Socialiste, do të ecim përpara për të kërkuar e ofruar më shumë mundësi për çdo të ri në çdo cep të vendit.
Së bashku me ekipin e ri drejtues të krijuar rishtazi në të 61 bashkitë do të sigurohem që të jemi një zë i fuqishëm në komunitet, për FRESSHin, për rininë, për Shqipërinë.
Le të jenë këto 25 vite suksesi vetëm fillimi një rruge, që do të vazhdojë gjatë”, ka shkruar Eljo Hysko.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”802″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]