Një i ri është arrestuar në qyetin e Fierit pasi ka gjuajtur me kaçavida tre persona. Identiteti i tij është Reni Hasanaj, 20 vjeç. Ndëkohë personat që ai ka plagosur ndodhen në spital. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.
Mbi Hasanajn rëndon akuza e ”plagosje e rëndë me dashje”. Ai nuk ishte emër i panjohur për policinë e Fierit pasi edhe më parë kishte qenë i dënuar për vjedhje. (E.K/SHUPLAKA)