Dy shtetas në Elbasan kanë arritur t’i shpëtojnë një atentati pas një sherri mes tyre dhe autorit 28-vjeçar. Dy objektivat e sulmit me armë janë V. SH. 57 vjeç , nga fshati Gjocaj dhe A. B. 38 vjeç nga qyteti i Peqinit.
Policia e Elbasanit ka bërë me dije se është vënë në pranga Aldi Bashaliu 258 vjeç, autor i atentatit, i cili nuk mundi të realizojë vrasjen e parashikuar ndaj dy bashkëfshatarëve të tij. Arrestimi u krye në fshatin Gjocaj.
Policia kreu sekuestrimin në vendngjarje të 8 gëzhojave armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fisheku të pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm dhe të automjetit “Volksëagen” me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit A.B, 38 vjeç, banues në Peqin.
Po vijon hetimi për gjetjen e armës së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”. (XH.A/SHUPLAKA)