Në datën 8 janar të këtij viti, gazeta zviceriane “Aargauer Zeitung” publikoi një artikull për një afarist më prejardhje serbe. Në këtë artikull ishte present një fjalor shumë denigrues pë vendin tonë dhe me një dozë antishqiptare, duke përhapur kështu të pavërteta shpifëse me tendencë propaganduese. Menjëherë pas kësaj Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reagur kundër këtij artikulli skandaloz dhe ka kërkuar sqarim nga gazeta në fjalë shkruan albinfo.
Në një letërpërgjigje drejtuar Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, gazeta Aargauer Zeitung distancohet nga pjesë të tekstit, që kanë të bëjnë më shqiptarët: “Ju keni të drejtë, formulimet në disa pjesë të artikullit nuk janë të përshtatshme. Nëse me këtë kemi lënduar ndjenjat e komunitetit shqiptar në Zvicër, atëherë na vjen keq. Në asnjë mënyrë nuk ka qenë qëllimi ynë që të ofendojmë komunitetin shqiptar ose të përhapim klishe negative për të“, thuhet në përgjigjen e gazetës Aargauer Zeitung. (J.V/Shuplaka)