11:27 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zbulohet emri i zëvendës trajnerit të Kombëtares Shqiptare

14:36 | 17/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet emri i zëvendës trajnerit të Kombëtares Shqiptare

Xhani De Biazi duket se e ka gjetur njeriun e tij të besuar, zv/trajnerin e përfaqësueses së Shqipërisë. Ai është ish-lojtari i tij në vitet 2001-2002, kur drejtonte Modenën, sulmuesi Marko Veroneze, raporton Top Channel. 

Edhe pse me një karrierë jo shumë të pasur përsa i përket asaj futbollistike, pasi në 354 ndeshje ka shënuar vetëm 73 gola, ai duket se ka bindur De Biazin me sa duket për të marrë rolin e Paolo Tramexanit. 

Karriera e Veronezes ka filluar me Interin, më pas ka luajtur me skuadra jo shumë në zë si Kievo, Modena, Venecia, Çezena e të tjerë. Pasi ka mbyllur karrierën  futbollistike në vitin 2012, në vitin 2014 ai ka marrë drejtimin e Pavias, skuadër e kategorisë inferiore të futbollit italian (Lega Pro), ndërkohë që eksperiencën e fundit e ka patur tek skuadra e Monxës, ku ka punuar për shumë kohë si zëvendës i rreth 4 trajnerëve. 

Ky me sa duket është propozimi i parë që trajneri Xhani De Biazi i ka paraqitur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, sigurisht edhe nga niveli financiar që mund të paguaj federate jonë, për këtë post. 

Edhe pse Paolo Tramexani, përveçse ishte zëvendëstrajner, mbante edhe rolin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare, një pozicion që paguhej rreth 10.000 euro. Ai u largua në dhjetor të këtij viti për të marrë rolin e trajnerit të parë tek skuadra e Luganos. 

Ndërkohë, Marko Veroneze ende nuk ka zhvilluar takimin e parë me drejtuesit e FSHF-së, që gjithsesi janë të prirur të pranojnë kërkesën e De Biazit, për krahun e tij të djathtë, të paktën edhe për gjysmën e mbetur të kontratës, që i përfundon me mbylljen e këtyre eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Kombetraja shqiptareZevendes trajneri
Pas

2 viktima të tjera nga gripi, shkon në shtatë numri i viktimave në Shqipëri

Para

Përplasjet, Tomislav Nikoliç: Do dërgoj ushtrinë serbe në Kosovë po pati nevojë

Para
Përplasjet, Tomislav Nikoliç: Do dërgoj ushtrinë serbe në Kosovë po pati nevojë

Përplasjet, Tomislav Nikoliç: Do dërgoj ushtrinë serbe në Kosovë po pati nevojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

Hollanda shpall non grata dy ministra të qeverisë izraelite, ministri i jashtëm holandez i bën thirrje Izraelit të përmbushë detyrimet humanitare

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Shiu fik zjarret në gjithë Qarkun Dibër

Flet nëna e të riut që vrau 52-vjeçaren në Pogradec: Djali im nuk vriste as një mizë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.