Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar pas akuzave të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se ai po i rrit fëmijët në Hollandë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Basha i quan gënjeshtra këto akuza dhe shkruan se që prej vitit 2005 jeton me bahkëshorten në Tiranë.
“Ne vend qe te merret me 1000 halle qe ka Shqiperia, Rama leshon vemjen te genjeje prape per mua dhe familjen time. Bashke me Aurelen, ne jetojme ne Tirane qe prej vitit 2005. Femijet tane jane futur qe te vegjel ne kopesht e pastaj ne shkolle ne Tirane. Por ai vetem genjeshtra dhe mashtrime ka. Turp!”, shkruan Basha.
Në inagurimin e fillimit të punimeve për kopështin nr.17 në Tiranë, Veliaj u shpreh sot se Basha nuk ka bërë investimet e duhura në Tiranë gjatë ushtrimit të detyrës së kryetarit të bashkisë, për shkak se po rriste fëmijët në Hollandë. (D.D/Shuplaka)