Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump.
Po sot, drejt Washingtonit është nisur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili rastësisht ose jo, është nisur me të njëjtin avion bashkë me kreun e LSI-së.
Avioni me të cilin do të udhëtojnë Meta dhe Basha ndalon për disa orë në Frankfurt, ndërsa më pas niset drejt Washingtonit.
Ilir Meta nuk i ka kthyer përgjigje PS-së sa i përket vazhdimit të koalicionit qeverisës, ndërsa Basha ka mohuar një koalicion parazgjedhor me LSI-në por vizita e përbashkët në SHBA mund ti shërbejë të dy liderëve politikë të flasin më të qetë edhe për këtë çështje. (A.R/SHUPLAKA)