Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia paralajmëron ish-kryeministrin përmes një statusi në Facebook, se së shpejti atë e presin dy rrugë: ose burgu ose vetëvrasja.
“Me mikun tim te vjeter, Romeo Karaj… Meqe qoftelargu me ka cilsuar kriminel dhe miku im po sipas qoftelargut ka tentuar te vrase veten, miku im me kerkoj ta ndihmoja ne kryerjen me sukses te ”vetvrasjes’ haaaaaa. Por i them qoftelargut se me hetimin qe ka bere Romeo, e presin dy rruge :ose ajo e 313 ose vetvrasja…Te fala nga kuşadası”, shkruan Haxhia.
Krahas shkrimit, Haxhia publikon edhe një foto me ish-Juristin e OSHEE-së Romeo Kara, i cili konsiderohet si dëshmitari kyç i aferës korruptive të privatizimit të OSSH te kompania ÇEZ.
Kara ka deklaruar pranë Komisionit Hetimor të ÇEZ, se njerëz pranë Berishës, nga familjarët tek ministrtat e kabinetit gjatë periudhës së tij të qeverisjes, kanë përfituar me miliona euro nga afera korruptive. (D.D/Shuplaka)