Maturantët që duan të ndjekin një nga degët e Universitetit të Tiranës kanë nga sot të publikuara kriteret e pranimit për çdo fakultet.
Kriteret janë bazuar në kurikulat e shkollës së mesme, duke i dhënë peshë mesatares aritmetike te punës së tre viteve.
“Fakulteti i Gjuhëve të huaja një risi këtë vit është një mesatare e përgjithshme e tërë studimeve të shkollës së mesme. Kjo gjë nënkupton të gjitha notat e studimeve të tre viteve studimeve shtuar dhe notat e provimeve të natyrës mblidhen të gjithë së bashku duke pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të tyre. Ky është i vetmi kriter me të cilën do të renditet studentët në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Një tjetër risi është në Fakultetin e Histori dhe Filologjisë, ku 80% e vlerësimit të pikëve do të jetë nga mesatarja e tre viteve dhe 20% nga notat e provimeve të maturës”, u shpreh Koni, raporton Report TV.
Fakulteti i Shkencave të Natyrës në bazë të vlerësimit do të ketë 50% nga mesatarja e përgjithshme e studimeve, e cila ndahet ne 2 komponentë, 25% nga mesatarja e përgjithshme dhe 25 % mes mesatarja e maturës shtetërore.
Për sa i përket përgjigjeve të provimeve dhe përllogaritjeve që maturantët do të marrin, varet nga udhëzimi që do të nxjerrë Ministria e arsimit. (A.R/SHUPLAKA)