Gazetarja e njohur e kronikës Etleva Delia, shprehet kundër masave që herë pas here merr policia për të kapur personat që shkelin ligjin.
Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, Delia tregon se shumë shpesh është ndeshur me policë, të pozicionuar në një vend të caktuar dhe që ndalojnë çdo makinë të mundshme.
“Ka dy net qe kthehem nga puna ne shtepi dhe shoh mbi 20 punonjes Policie, te pozicionuar ne nje vend te caktuar, qe ndalojne cdo makine te mundshme, i zbresin njerëzit ne toke dhe fillojne formalitetin. Mendimi i pare qe me vjen, jo mua, por kujtdo qe i sheh nga larg eshte: Cfare ka ndodhur tani, cfare ka bere vaki?… Kush eshte vrare tani, kush eshte grabitur?. Pse kjo eshte rruga e duhur?? Kjo, per mendimin tim, eshte rruge, kur nuk ka mbetur asnjë rruge tjeter…”, shkruan gazetarja.
Sipas Delias kjo nuk është korrekte, pasi supozohet të ketë njerëz që punojnë me informacione apo të dhëna operative, që të mund të godasin direkt e në shenjë, dhe jo t’ja lënë në dorë rastësisë dhe të shqetësojnë këdo që t’i dalë përpara.
Dhe në fakt ka të drejtë. Fundja kush është ai, që teksa nxiton për një punë, dëshiron të ndalohet nga policë të armatosur nga koka në këmbë?! Ndoshta ministri Tahiri duhet t’u japë disa këshilla vartësve të tij, lidhur me etikën në punë.
Shkrimi i plotë:
“Kam qene, jam dhe do vazhdoj te jem kunder ketyre planeve te masave, a planeve te veprimit, quajini si te doni, qe ndermerr here pas here Policia. Dakord, doni te kapni persona ne kërkim, qe mbajne arme, qe kane droge, a ku di une. Po pse keshtu do i kapni?
Duke vene ca kona ne mes te rruges, ca police te armatosur ne te dy anet dhe qe ndalojne cdo makine te mundshme qe kalon, qofte edhe per te shkuar ne shtepi pasi eshte lodhur gjithe diten ne pune? Keto edhe mund te behen, por jo ne keto kohe mendoj une.
Te pakten me aq sa na thuhet, apo na behet te besojme, vendi nuk eshte ne nje gjendje te tille, sa kapjet e personave me arme, ne kërkim apo me droge, t’ia leme ne dore rastesise. Supozohet te kete njerëz qe punojne me informacione apo te dhena operative, qe te mund te godasin direkt e ne shenje, jo t’ia lene ne dore rastesise.
Ai qe ka arme, i shmanget drejtesise, apo ka bere nje krim te caktuar, ka rruge te tjera plot qe t’i shmanget atyre shërbimeve qe vendosen ne nje vend dhe te jeni te bindur qe nuk kalon aty ku kalojme ne qe thjeshte shohim punen tone…
Ka dy net qe kthehem nga puna ne shtepi dhe shoh mbi 20 punonjes Policie, te pozicionuar ne nje vend te caktuar, qe ndalojne cdo makine te mundshme, i zbresin njerëzit ne toke dhe fillojne formalitetin. Mendimi i pare qe me vjen, jo mua, por kujtdo qe i sheh nga larg eshte: Cfare ka ndodhur tani, cfare ka bere vaki?… Kush eshte vrare tani, kush eshte grabitur?. Pse kjo eshte rruga e duhur?? Kjo, per mendimin tim, eshte rruge, kur nuk ka mbetur asnjë rruge tjeter…” (D.D/Shuplaka)