Një deputete në Kenia u ka kërkuar grave që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre derisa ata të regjistrohen si votues për zgjedhjet e që do të zhvillohen më 8 gusht.
Deputetja e opozitës, Mishi Mboko u shpreh se kjo është strategjia më e mirë për të mbledhur sa më shumë vota opozitare.” Gra, kjo është strategjia që duhet ndjekur. Është më e mira. Duhet t’u mohoni seksin derisa të tregojnë kartën e votuesit.:”, mësohet të ketë thënë ajo.
Sipas Mbokos, seksi është një armë e fuqishme që nxit meshkujt hezitues të regjistrohen si votues.
Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt. (XH.A/SHUPLAKA)