Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar bindshëm së fundmi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai falenderoi të gjithë që u bënë faktorë duke u bashkërenduar për arritjen e kësaj pune profesionale.
“Të gjitha institucionet kanë bashkërenduar, janë koordinuar me presidentin, kryetarin e Kuvendit, ministritë, përgëzoj edhe organet e sigurisë për punën profesionale.”, u shpreh Mustafa.
Këto komente, ai i bëri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku u bëri thirrje partive opozitare, Shoqërisë Civile dhe ministrave serbë që të kthehen në qeveri.
“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respketojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
Poashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë.”, ka deklaruar më tej kryeministri Mustafa. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post