16:53 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

8 shenja që ke një personalitet të fortë

11:53 | 18/01/2017
në Jetë dhe stil, Te Gjitha
0
8 shenja që ke një personalitet të fortë

Kur njerëzit takojnë dikë me personalitet të fortë, ata nuk e kuptojnë se me çfarë lloj personi kanë të bëjnë. Nisin edhe pragjykime ndaj tyre. Disa njerëz mendojnë që janë dominues,  të tjerë mendojnë se janë të rëndë. Por asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë.  Ja tetë shenja që kanë personalitet të fortë, që mund t’i trembë disa njerëz, shkruan Bota.al.

Ju nuk i duroni dot justifikimet

Personalitetet e fortë nuk i durojnë dot justifikimet. Kur keni personalitet të fortë, nuk je i gatshëm të dëgjosh njerëz që harxhojnë kohë duke u ankuar për atë që mund të bëjnë. Ju preferoni më shumë të përqëndroheni tek ajo që mund të bëni dhe si mund ta bëni, duke kapërcyer pengesat. Mos vër veten në dyshim, përse nuk justifikoheni. Mund të ketë shumë arsye përse mund të mos e bëni dot diçka, por ka shumë më tepër arsye përse mund ta bëni.

Ju jeni i kujdesshëm për njerëzit që lejoni të hyjnë në jetën tuaj

Si person i fortë, ju nuk prisni që të tjerët t’ju thonë se kush jeni, çfarë jeni apo çfarë mund të bëni. Ju e dini që disa njerëz kanë nevojë ta bëjnë këtë gjë për t’u ndierë mirë me veten. Ju e dini gjithashtu se disa njerëz kanë nevojë të dëgjojnë disa gjëra, për t’u ndjerë të plotësuar. Edhe nëse nuk e dini ende saktësisht se kush jeni, ju e dini se nuk keni nevojë për një të dashur, shef, shok, apo anëtar të familjes që t’ju thotë se çfarë jeni në gjendje të bëni. Këtë mundeni që ta gjeni vetë.

Ju urreni bisedat e kota

Bisedat e kota, sa për të shtyrë kohën janë të tmerrshme. Nëse keni personalitet të fortë, atëherë keni shumë ide. Ju nuk doni të harxhni kohë duke folur për njerëzit, kur mund të jeni duke ndrshuar botën. Mund të ndieni sikur nuk jeni të zotë për këto gjëra. Por kjo s’është e vërtetë. Çdokush mund të merret me biseda të kota. Ajo që ndieni është parehatia, sepse këto bsieda të harxhojnë kohë dhe qeliza të trurit.

Nuk e duroni dot marrëzinë, idiotësinë dhe injorancën

Personalitetet dominues vijnë nga një mungesë ndikimi ose dije. Personalitetet e fortë janë rezultat i të qënurit njerëz që mendoni dhe të mirëinformuar. Ka një dallim të madh mes të dyve. Duke qenë se keni harxhuar kohë dhe përpjekje që ta përdorni për mirë mendjen tuaj, ju e urreni kur njerëzit bëjnë gjykime të çastit, për gjëra për të cilat nuk dinë asgjë. Kjo është ndoshta cilësia juaj më e mirë, por jo sepse mund ta përdorni dijen tuaj për të influencuar nejrëzit. Kjo ndodh sepse mund ta përdorni për të inkurajuar nejrëzit që të mendojnë atë që thonë, para se të hapin gojën.

Ju dini si të dëgjoni

Njerëzit me personalitet të fortë dinë si të dëgjojnë. Mund të mendoni se njerëzit e vlerësojnë këtë gjë. Por në të vërtetë, të dëgjohesh dhe inkurajohesh janë gjëra që në fakt i tmerrojnë njerëzit që nuk janë mësuar.

Ju nuk keni nevojë për vëmendje

Duke patur këtë lloj personaliteti, ju nuk keni nevojë për vëmendje. Shumica e njerëzve që takoni, mendojnë se ju lulëzoni prej ëksaj, por nuk është e vërtetë. Eshtë thjeshtë që personaliteti juaj i tërheq njerëzit drejt jush. Ju bëni miq jo sepse doni ta bëni, por sepse njerëzit kanë nevojë të kenë përreth njerëz si ju. Pavarësisht këtij perceptimi, ju gjithësesi keni nevojë të “rikarikoheni”. Mos u trembni që ta merrni këtë kohë. Eshtë po aq e rëndësishme të kujdeseni ëpr veten, sa edhe të kujdeseni për të tjerët.

Ju nuk keni frikë

Dakord, kjo nuk është e vërtetë. Ndoshta ka një gjë nga e cila keni frikë. Por dallimi mes jush dhe njerëzve të tjerë është se ju nuk e lejoni frikën të diktojë mënyrën si e jetoni jetën.

Ju e shihni pasigurinë si shans

Pasiguria për ju është një shans për të bërë më mirë. Ju e dini se nuk jeni i përsosur, por nëse nuk po përpiqeni që të msëoni dhe zhvilloheni, pavarësisht riskut se mos dukeni si budalla, atëherë nuk po jetoni. Ju thjeshtë po ekzistoni. Thonë se kushdo është i pasigurtë dhe mbase është e vërtetë. Por çdokush duhet të mos lejojë që kjo pasiguri t’i ndalojë të jetojnë jetën. Sigurisht, disa njerëz mendojnë se personat me personalitet të fortë janë të vështirë për shoqëri. Por ju jeni i vështirë për shoqëri pikërisht sepse sfidoni të tjerët, që të jenë versioni më i mirë i vetvetes. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: personalitetishenjat
Pas

PD akuza Veliajt: Trego çfarë lidhje ke me biznesmenin e plehrave që të pagoi charter-in për Paris

Para

Aktivistja gjysëm nudo sulmon statujën prej dylli të Trump-it, i kap testikujt (VIDEO)

Para
Aktivistja gjysëm nudo sulmon statujën prej dylli të Trump-it, i kap testikujt (VIDEO)

Aktivistja gjysëm nudo sulmon statujën prej dylli të Trump-it, i kap testikujt (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.