Ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit. Në garë do të jenë 14 emra që kandidojnë për postin e Avokatit të Popullit.
Procesi i përzgjedhjes është shoqëruar me debate, pasi PD përmes një deklarate të kreut të grupit pak ditë më parë u shpreh se i takon opozitës për të propozuar Avokatin e Popullit.
Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Kandidatët për Avokatin e Popullit
Lefterie Luzi
Genc Gjonçaj
Igli Totozani
Jordan Daci
Erinda Ndroqi
Gëzim Gjana
Denar Veshi
Anton Lleshaj
Altin Goxhaj
Adrian Licaj
Mimoza Gjika
Holta Aliaj
Zhaklina Peto
Suzana Pasho Hoti
(E.K/SHUPLAKA)