16:36 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Logjika me cepa e TOP-it

13:35 | 18/01/2017
në Te Gjitha
0
Logjika me cepa e TOP-it

Nga Dritan Kaba

Në shënimin e djeshëm në edicionin e lajmeve, ”Top Channel”, iu shpjegoi shqiptarëve nëpërmjet një ”Fake News”, lajmi të rremë, mënyrën e sigurimit të një ftesë në evenimentin botëror te inagurimit dhe betimit të presidentit të ri amerikan.

Sipas këtij televizioni mjaftonin vetëm 500 dollarë për të blerë nje bilete dhe të bëhej e mundur pjesëmarrja në këtë ceremoni.

Unë do arsyetoja sipas logjikës së Topit se në inagurim mund të shkojë çdo shitës droge, qoftë edhe nga këta “kultivuesit” e hashashit në Shqipëri, sepse kanë para për të blerë një biletë Prodhimi ka qenë i mbarë këtë vit dhe eksporti është rritur..

Mund të shkojë çdo terrorist se i kanë burimet financiare, nga Al Qaeda deri tek ISIS.

Mund të shkojë çdo trafikant i qënieve njerëzore, se e ka të kollajtë, mjafton 1/6 e pagesës së një klandestimi për të siguruar “biletën”.

Mund të shkojë çdo tutor prostitucioni. Një vajzë që ai e shfrytëzon brenda një natë i jep mjaftueshëm të paguajë edhe hotelin se bashku me udhëtimin.

Mund të shkojë çdo njeri që disponon në llogarinë e tij 500 dollarë, absurde.Vetëm se duhet të ishte i shpejtë në pronotim.

Mund të shkonte edhe Sorosi, së bashku me gjithë anëtarët e Fondacionit të tij kudo në botë, se ka para për të blerë të gjitha biletat e e ceremonisë.

Një ”Fake News”, për të denigruar eventin më të rëndësishëm të këtij viti në glob.

Për ta bërë sa më të besueshëm manipulimin mediatik paraqesin një njoftim të Departamentit të Shtetit në ikje, ku thuhet se “asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump” dhe se “kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga Top Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetitt”.

Një shmangie totale nga e vërteta.

Ftesat nuk i bëjnë ata që ikin, por ata që vijnë. Dhe ata nuk janë ende deri të premten Departamenti i Shtetit. Eshtë njësoj sikur ministri Bushati të bëje ftesa, larg qoftë, në shtator për ceremoninë e betimit të qeverise së re.

Është stafi pranë presidentit të zgjedhur z. Donald Trump, ai që fton. Ata, në shqip, janë sebepçinjtë e ceremonisë. Nuk mund të të ftojë komshiu në dasëm.

Të ishte në dorën e administratës së Departamentit të Shtetit në ikje, ata nuk do të ftonin as vetë presidentin e ri të SHBA z. Donald Trump, përderisa një pjesë e tyre, demokratëve, e quajnë president jolegjitim atë.

Kjo është një logjikë me cepa e Top-it, për të rrumbullakosur dhimbjen e mospjesëmarrjes të atyre që nuk u treguan “të shpejtë” në pronotimin e biletave.

 

Pas

Sms tek Berisha: 35 fëmijë në një dhomë kopshti, vjen era djersë

Para

Familja e Reantës apel për ndihmë, 2-vjeçarja lufton për jetën, numrat e llogarisë

Para
Familja e Reantës apel për ndihmë, 2-vjeçarja lufton për jetën, numrat e llogarisë

Familja e Reantës apel për ndihmë, 2-vjeçarja lufton për jetën, numrat e llogarisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.