11:24 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Meta për kampionin Pampuri: Iku në heshtje, siç jetoi në kohën tonë të zhurmshme që nuk e nderoi

14:49 | 18/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta për kampionin Pampuri: Iku në heshtje, siç jetoi në kohën tonë të zhurmshme që nuk e nderoi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e kampionit në peshëngritje, Ymer Pampuri.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ilir Meta, shkruan se Ymer Pampuri e nderoi Shqipërinë dhe sportin shqiptar si askush tjetër.

Në vijim të mesazhit të tij, ai shkruan edhe se kampioni iku në heshtje ashtu siç jetoi në heshtje kohën tonë të zhurmshme që nuk i dha mirënjohjen dhe nderimin që meritonte.

Mesazhi i ngushëllimit të Ilir Metës:

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të legjendës së sportit shqiptar Ymer Pampuri.
 
Peshëngritësi i famshëm shqiptar, i pari kampion olimpik, por edhe kampion i botës në ngritje peshash në vitin e largët 1972, në Olimpiadën e Mynihut, nuk është më midis nesh.
 
Ymer Pampuri iku në heshtje, njëlloj siç e jetoi në heshtje kohën tonë të zhurmshme, e cila dje dhe sot, nuk i dha, për fat të keq, mirënjohjen dhe nderimin që meritonte.
 
Edhe pse Ymer Pampuri e nderoi si askush tjetër Shqipërinë dhe sportin shqiptar.
 
Edhe pse janë të paktë ata që kanë merituar si Ymer Pampuri duartokitjet e nderimit nga të gjithë ne. 
 
Një njeri i mirë që kishte nisur që fëmijë sportin e forcës në Cirkun e Tiranës dhe e vazhdoi në pedanën e peshëngritjes, sot, në moshën 73-vjeçare nuk është më.
 
Duke ikur na kujtoi të gjithëve pikërisht shkëlqimin e tij ende të pabesueshëm për medaljen e artë që mori duke shënuar emrin e tij në histori.
  
Ikja e tij dëshpëroi të gjithë, kë e ka njohur dhe kë vetëm ka dëgjuar për të. Dëshpëroi dhe ata që e njohën dhe dëgjuan për të vetëm pas ikjes së tij. Duke u larguar Pampuri i madh na kujtoi të gjithëve rëndësinë e pafundme të kujtesës së gjithë shoqërisë, e cila shpesh nuk funksionon.
 
Me ikjen e heshtur tani në dimër, Ymer Pampuri na kujtoi praninë e tij të pazhurmshme në të gjitha stinët tona të këtyre viteve.
  
Kampionit të forcës ju desh shumë forcë për të jetuar më pas jetën e tij të zakonshme e të vështirë. 
 
Ymer Pampuri la pas emrin e madh. Tani ai nuk ka nevojë për askënd; kujtesa jonë ka nevojë të krenohet me kampionin e madh në shpirt e forcë dhe të vogël në trup, të parin sportist të artë olimpik e botëror shqiptar. 
 
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir metakampionimesazh ngushellimiYmer Pampuri
Pas

Fatos Nanon siç nuk e kemi parë, duke drekuar me ish-gruan dhe deputetin demokrat (VIDEO)

Para

Sara Hoxha feston datëlindjen, shpreh dëshirën e saj më të madhe (FOTO)

Para
Sara Hoxha feston datëlindjen, shpreh dëshirën e saj më të madhe (FOTO)

Sara Hoxha feston datëlindjen, shpreh dëshirën e saj më të madhe (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme e Kinës: Janë evakuuar 791 qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Shirat dhe stuhitë godasin Indinë, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet

Armë zjarri, mbi 2200 fishekë dhe granata/ Gjendet arsenal armësh në një banesë në Vlorë, ishin fshehur në…

Prezantohet ‘EU4Migration’, Gonzato: Emigracioni, përgjegjësi e përbashkët! Projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit

Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Sulmet iraniane gjatë natës mbi Izrael, asnjë viktimë (Detajet)

“I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 59-vjeçari në Maliq, ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.