22:02 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PD akuza Veliajt, Duma: Po fsheh udhëtimin me charter, kosto 70 mijë euro

16:36 | 18/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD akuza Veliajt, Duma: Po fsheh udhëtimin me charter, kosto 70 mijë euro

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj slidhur me vizitën me avion charter të kryer më 16 janar në Paris.

Sipas zyrtares së selisë blu, Veliaj i fshihet charterit të dy ditëve më parë, nuk bën transparencë dhe mundohet të hedhë mjegull duke përmendur një fluturim tjetër.

Sipas PD, udhëtimi me charter i kryebashkiakut kushton 60-70 mijë euro.

Deklarata e plotë e Grida Dumës:

Erjon Veliaj thelloi skandalin e fluturimit me charter dy ditë më parë, duke mos bërë transparencë, por duke mashtruar publikisht. Ne e pyetëm sot në mesditë për motivin e vizitës me charter në Paris, me datën 16 Janar, dhe i kërkuam të sqaronte se kush është biznesmeni që ka paguar këtë fluturim luksoz, dhe a ka ai interesa në bashkinë e Tiranës.

Veliaj përgjigjet duke përmendur vizitën që ka bërë me 17 janar, në Itali, pra vizitën që ka bërë dje. Kështu, ai e thellon skandalin, sepse i fshihet charterit të dy ditëve më parë, nuk bën transparencë dhe mundohet të hedhë mjegull duke përmendur një fluturim tjetër, të një dite më parë.

Dy ditë më parë, të hënën, në orën 9:20 të mëngjesit është ulur në Rinas një avion charter i kompanisë AVCON-JET. 40 minuta më pas, ky avion është rinisur për në Paris, dhe në bord ishin 3 pilotë, Erjon Veliaj, Arbër Mazniku, Juli Dhamo dhe biznesmeni që erdhi, i mori e i shoqëroi në Paris, Artan Sheqeri.

Përse Erjon Veliaj e mohon këtë udhëtim?

Pse fluturon me charter për në Paris me kosto të paktën 60-70 mijë euro?

Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me charter?

A e pagoi biznesmeni Sheqeri këtë udhëtim?

Cfarë interesash ka biznesmeni Sheqeri me bashkinë?

A është i lidhur biznesmeni i charterit me biznesin e plehrave ku u vra Ardit Gjoklaj?  (A.R/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: charterErion Veliajgrida dumaPD
Pas

Ambasadorja i kujton Trump-it dashurinë e Kosovës për SHBA-në

Para

Manaj zyrtarizohet tek Piza

Para
Manaj zyrtarizohet tek Piza

Manaj zyrtarizohet tek Piza

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.