20:12 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja “Injoranti”, studiuesi Kastriot Dervishi: Oficerët e Sigurimit të Shtetit “ngelës” në gjuhën shqipe

18:47 | 18/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja “Injoranti”, studiuesi Kastriot Dervishi: Oficerët e Sigurimit të Shtetit “ngelës” në gjuhën shqipe

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në profilin e tij në Facebook kapakun e një dosjeje të ish-Sigurimit të Shtetit, ku sipas tij, oficerët e tij nuk e shkruanin mirë gjuhën letrare shqipe.

“Sot po ju paraqes kapakun e një dosjeje problem i centralizuar, e mbyllur në vitin 1987 në një rreth të vendit, ndaj 13 personave. Punëtori operativ i dosjes i quan të implikuarit e tij “injorantë” dhe për këtë arsye kështu e ka titulluar dosjen . Por duke mos e ditur se si shkruhet në gjuhën shqipe kjo fjalë, mbi dosjen agjenturiale ka shkruar me ngadalë, qartësisht e bukur fjalën “injëoranti”, shkruan Dervishi.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:

Dosja agjenturore “Injëoranti”

Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, Sigurimi i Shtetit, për personat që ndiqte hapte këto lloj dosjesh:

-Përpunim paraprak (PP), kur kishte të dhëna të pavërtetuara mirë për “veprimtari armiqësore”.
-2B kontroll operativ, ndaj personave me origjinë nga “radhët e armikut”
-2A përpunim aktiv, ndaj personave që zhvillonin “aktivitet armiqësor”.
-Problem i centralizuar, për raste me më shumë se një person. Këtyre iu vihej një pseudonim, përgjithësisht tallës ose denigrues si p.sh. “Katrani”, “Llafazanët”, “Bloza”, “Idiotët”, “Shtrigat”, etj.

Oficerët e Sigurimit të Shtetit përgjithësisht nuk e shkruanin mirë gjuhën letrare shqipe. As për nivel fillor nuk bëjnë, lëre pastaj për inteligjencë. Jo vetëm përpara kongresit të njësimit të gjuhës në vitin 1972, por edhe më pas, e shkruara e tyre është në pikë të hallit. Sot po ju paraqes kapakun e një dosjeje problem i centralizuar, e mbyllur në vitin 1987 në një rreth të vendit, ndaj 13 personave. Punëtori operativ i dosjes i quan të implikuarit e tij “injorantë” dhe për këtë arsye kështu e ka titulluar dosjen . Por duke mos e ditur se si shkruhet në gjuhën shqipe kjo fjalë, mbi dosjen agjenturiale ka shkruar me ngadalë, qartësisht e bukur fjalën “injëoranti. 

Kapaku i dosjes së Sigurimit të Shtetit:

njoranti

Dervishi publikon herë pas here dokumente të periudhës së diktaturës komuniste, ndërsa pushtoi gazetat, portalet dhe televizionet me dokumentin që tregonte se Nexhmije Hoxha kishte qenë anëtare e Partisë Fashiste. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: dervishiDosjainjorantsigurimi
Pas

Disa persona prishin rrethimin e Aeroportit të Rinasit

Para

Merkel: Nuk do të lejoj që Europa të ndahet!

Para
Merkel: Nuk do të lejoj që Europa të ndahet!

Merkel: Nuk do të lejoj që Europa të ndahet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente gjatë festës serbe në Gazimestan

Izraeli përgatit plan strategjik kundër Iranit pas 12 ditësh sulmesh intensive

“Kam respekt të madh për Trumpin”, Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Përshpejtohet integrimi në BE! Në Samitin e Brukselit, vendet anëtare konfirmuan mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Stërvitjet ushtarake përforcojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA–Serbi

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Botërori i forcave ushtarake, mundësi Chermen Valiev i dhuron medalje ari Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.