07:52 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria akordon 1.6 miliard lekë për viktimat e 21 Janarit

19:13 | 18/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria akordon 1.6 miliard lekë për viktimat e 21 Janarit

Pak ditë nga 6-vjetori i ngjarjes së rëndë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Qeveria ka akorduar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme që kap vlerën e 1.6 miliard lekëve të vjetra, të cilat do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për viktimat e 21 janarit.

Paratë do t’i kalojnë Gardës së Republikës, e cila është e paditura nga familjarët e viktimave të 21 Janarit.

VENDIMI i KËSHILLIT TË MINISTRAVE:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2017, MIRATUAR  PËR MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME, NGA FONDI REZERVË I BUXHETIT TË SHTETIT, PËR SHLYERJEN  E DETYRIMEVE QË RRJEDHIN NGA ZBATIMI I VENDIMEVE GJYQËSORE PËR VIKTIMAT E NGJARJES SË 21 JANARIT 2011

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

  1. Ministrisë së Punëve të Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, i shtohet fondi prej 160 011 479 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
  2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, akordohet për Gardën e Republikës së Shqipërisë, për shlyerjen e detyrimeve sipas vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
  3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (A.R/SHUPLAKA)

 

vkm2

 

 

Etiketa: 21 janariqeveriavkm
Pas

Strukturat e Policisë së Shtetit që përfitojnë sigurim shëndetësor të veçantë – VENDIMI

Para

Fiori Dardha: Mund t’i fal të gjitha padrejtësitë, intrigat, mosmirënjohjen, por jo këtë …

Para
Fiori Dardha: Mund t’i fal të gjitha padrejtësitë, intrigat, mosmirënjohjen, por jo këtë …

Fiori Dardha: Mund t’i fal të gjitha padrejtësitë, intrigat, mosmirënjohjen, por jo këtë …

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

Kryeministri i Izraelit përcakton vijat e kuqe për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza

Trump do të vizitojë Teksasin Qendror të shkatërruar nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas rritet në 120, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon

Merz: Gjermania mbështet plotësisht planet e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në

Zelensky: 200 marrëveshje me vlerë totale mbi 10 miliardë euro gati për t’u nënshkruar

Izraeli vret një tjetër gazetar palestinez në Gaza, numri i të vdekurve rritet në 229

Parashikimi i motit për sot, 11 korrik 2025

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.