Një ditë pas skandalit në një shkollë fillore në kryeqytet, emisioni “Stop” në “TV Klan” vazhdon të publikojë raste të dhunës në shkollat tona. Ditën e sotme, janë publikuar video të tjera.
Njëra tregon dy nxënës që rrihen dhunshëm mes njëri¬-tjetrit brenda në klasë, ndërsa tjetra tregon se si një mësuese kërkon të nxjerrë jashtë klase një nxënës dhe e qëllon atë në fytyrë. Ky i fundit e godet mësuesen në formë reagimi.
Ditën e djeshme një mësuese dhunonte psikologjikisht nxënësit e klasës së parë në shkollën “Skënder Luarasi” në Tiranë.
Mësuesja Fatime Vata u shoqërua në komisariat gjatë ditës së sotme.
“Hiqe atë qese moj idiote”, “Një rrokje ka moj t’u thaftë goja”, “S’të lë llapa ty” ishin disa nga fjalët e mësueses. (A.R/SHUPLAKA)