Mendoni se Titaniku u mbyt vetëm për shkak të përplasjes me një ajsberg? Gaboheni! Lajmi më i fundit vjen nga gazetari Senan Maloney, i cili në fotot e anijes gjigande, të bëra në atë kohë, arriti të identifikojë shenja të zeza me një gjatësi prej 10 metrash në anën e djathtë të pjesës së përparme, pak më prapa pikës ku u ça nga ajsbergu.
Më pas ekspertët konfirmuan se shenjat e zeza ishin shkaktuar nga një zjarr i madh që kishte shpërthyer në atë pjesë të anijes 10 dite para se anija të nisej nga Belfasti.
12 pjesëtarë të ekuipazhit ishin përpjekur ta shuanin zjarrin por ai ishte tepër i madh dhe arriti deri temperaturë 1000 gradë celsius. Sipas inxhinierëve, kjo e bën metalin të thyeshëm, duke e dobësuar fortësinë e tij deri në 75%. Kjo mbeti pika më e dobët e Titanikut dhe pikërisht vendi ku u godit nga ajsbergu.
Ka zëra se presidenti i kompanisë që ndërtoi Titanikun, J Bruce Ismay, u dha oficerëve të anijes urdhra të rrepta ta mbanin të fshehtë këtë incident dhe asnjë nga 2.500 udhëtarët e anijes nuk duhej ta mësonte.
Madje Maloney pretendon se, para nisjes, anijen e kthyen në anën e kundërt, me qëllim që shenjat e zeza në trupin e saj të mos shiheshin nga udhëtarët.
E pra, historia e Titanikut nuk është ajo e përplasjes me një ajsberg dhe e mbytjes për këtë shkak. Ajo është në radhë të parë historia e një neglizhence kriminale që mori jetën e më shumë se 1.500 udhëtarëve. Njëlloj si shumë histori të tjera që ndodhin përditë në jetën tonë, por që u fshihet shkaku i vërtetë. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”832″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]