Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë gjatë natës Korçën, duke arritur 25 cm brenda qytetit dhe mbi 50 cm në Dardhë dhe zona më të largëta.
Raportohet se fshatrat turistikë Boboshticë dhe Dardhë janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura. Në të gjitha akset qarkullohet me zinxhirë, përveç aksit Qafë Thanë – Korçë që kryhet normalisht.
Reshje të dendura bore raportohen edhe në veri të vendit, në Shkodër, Dibër dhe Lezhë, ku disa zona vijojnë të jenë të bllokuara prej disa ditësh. (XH.A/SHUPLAKA)