Një i ri nga qyteti i Bilishtit është vënë në prangat e policisë pas tentativës për të korruptuar punonjësit e Rrugores duke u dhënë 500 lekë.
Është arrestuar Vasjan Babliku 22 vjeç, banues në Bilisht.
Arrestimi i tij u krye një ditë më parë, pas ndalimit për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Detaje të Policisë së Korçës:
I ofron ryshfet, punonjësit të Policisë Rrugore. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët e Seksionit kundër Korruspionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Vasjan Babliku, 22 vjeç, banues në Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 18.01.2017, në lagjen nr 10 në Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targë AA 237 GH, i ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një vlerë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)