Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Çereneç i Sipërm të Bulqizës. Raportohet se fshati ku ka rënë zjarri ndodhet në një zonë të thellë.
Nga të dhënat e deritanishme, flitet se si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht banesa e kryeplakut të fshatit. Ndërkohë që tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë.
Dyshohet se shkak i zjarrit masiv është bërë rrjedhja e bombolës së gazit. (XH.A/SHUPLAKA)