Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor është karakterizuar nga debatet për CEZ-in. Shkak për këtë debat është bërë kërkesa e bashkëkreut të këtij komisioni, Edmond Spaho, i cili kërkoi që të mblidhen 3 herë në javë.
Kërkesa e tij është hedhur poshtë nga Eduart Shalësi, i cili është shprehur se kjo është e pamundur. Spaho i ka kujtuar Shalësit se në 12 mbledhje, vetëm 6 janë zhvilluar ndërsa 6 kanë dështuar sepse kanë munguar anëtarët.
Nga ana tjetër, Eduart Shalësi i ka kujtuar se dhe kur kanë qenë prezent, më shumë janë dëgjuar fyerje ndaj dëshmitarëve.
Në mbështetje të tij ka reaguar edhe Vasilika Hysi, e cila u shpreh se shumica nuk mund të marrë pjesë në mbledhje 3 herë në javë për shkak të impenjimeve për reforëmën zgjedhore kryesisht dhe të tjera angazhime.
“Lini angazhimet e tjera, do i drejtohem Kuvendit. Kemi 12 dëshmitarë të tjerë për të pyetur, dhe jo më pak se 3 dëshmitarë në cdo mbledhje duhen thirrur. Ditën e Hënë duhet të vijë zonja Alma Hicka. U lajmërua të vinte sot, por për shkak të angazhimeve, nuk vinte dot.”, është shprehur Edmond Spaho. (XH.A/SHUPLAKA)