Gazetari investigativ Artan Hoxha paralajmëron nëpërmjet një statusi në Facebook, se Prokuroria do të dërgojë brenda disa ditësh në KQZ emra të tjerë deputetësh për heqjen e mandatit.
Sipas Hoxhës, deputetët nuk kanë deklaruar dënimet e tyre në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit.
“Behet fjale per dy deputet te mazhorances, te cilet jane denuar jashte vendit. I pari, eshte denuar ne Itali. Ka patur identitet tjeter nga ai qe perdor tani si deputet i Kuvendit te Shqiperise. Eshte gjykuar dhe denuar per akuzat e pjesemarrje ne organizate kriminale, trafik droge dhe vepra te tjera penale. Denimi qe kam pare une eshte dhene ne shkallen e pare te gjykatave italiane, dhe personi ne fjale eshte denuar me 12 vite burg. Nuk e di ç’ka ndodhur ne shkallet e tjera te gjyqesorit italian. Por mesa duket prokuroria e ka kompletuar dosjen dhe ka ne dispozicion te gjitha vendimet e gjykatave te vendit fqinj. Tashme kjo dosje eshte pothuaj teresisht e kompletuar dhe shume shpejt do ti drejtohet KQZ-se per ti hequr mandatin deputetit. Rasti i dyte eshte per nje tjeter deputet te mazhorances, i cili eshte denuar me 15 vite burg ne Zvicer, me akuzat e pjesemarrjes ne organizate kriminale dhe trafik drogash te forta. Edhe ne kete rast deputeti ne fjale ka patur identitet tjeter. Ne te dyja rastet, veprat penale jane kryer para vitit 2000 dhe te dy deputetet nuk i kane deklaruar ne formularet e dekriminalizimit dorezuar ne KQZ”, shkruan Hoxha.
Gazetari konfirmon edhe një herë deklaratat e Sali Berishës, duke thënë se numri i të dënuarve që ndodhen në Parlamentin shqiptar është diku të 19-ta.
“Edhe mua me rezulton se numri i deputeteve te inkriminuar ne Kuvendin e Shqiperise eshte ne nje shifer aty afer 19-es. Por me nje ndryshim te madh nga versioni Berishes, sepse deputet te inkriminuar, per fat te keq ka pothuajse njelloj, si brenda radheve te mazhorances ashtu dhe brenda radheve te opozites. Madje te tille ka edhe brenda radheve te partive me te vogla si ne mazhorance ashtu dhe ne opozite.”, shton gazetari.
Sipas Hoxhës, deputetët që do dërgohen në KQZ, janë anëtarë të grupeve parlamentare të partive aleate me PS-në. Kështu sipas tij, me shumë gjasa Prokuroria pritet të dërgojë në KQZ edhe një treshe tjetër deputetësh si nga e majta dhe nga e djathta. Kjo sipas tij për t’u treguar e “balancuar”.
“Ne rastin konkret, behet fjale per dy deputet qe jane anetare te dy grupeve parlamentare te partive aleate me PS-se. Por zakonisht praktika e prokurorise ka treguar se organi i hetimit perpiqet te jete “i balancuar’, keshtu qe pritet te dergohet ne KQZ serish nje treshe tjeter deputetesh, si nga e majta ashtu dhe nga e djathta, identike me treshen e pare qe u dergua ne mesin e dhjetorit 2016…..gjuetia e deputeteve dhe kryebashkiakeve me “probleme” vazhdon, edhe pse Ministria e Mjedisit ka vendosur memorandumin e ndalimit te gjuetise per vitet ne vazhdim….”, përfundon Artan Hoxha. (K.P/Shuplaka)