Një nga tifozët më të flaktë të ekipit të Partizanit, deputeti Erjon Braçe i bën apel kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, që ekipi guerrils të luajë në stadiumin “ Selman Stërmasi”.
Kjo thirrje ka ardhur nga ky deputet, pas kërkesës së presidentit të Partizanit Gaz Demi drejtuar ekipit të Tiranës, që t’i mundësojë ekipit të tij t’i bëjë ndeshjet në këtë stadium. Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga drejtuesit e bardhë e bluve.
Duke nisur nga ky fakt , deputeti socialist i ka kërkuar Veliajt që ta lejojë ekipin e tij të zemrës që të luajë në këtë stadium, sepse ne jemi një ekip i kryeqytetit dhe i paguajmë taksat në Tiranë.
Por kjo duket si një kërkesë absurde sepse kryebashkiaku i Tiranës nuk ka asgjë në dorë lidhur me këtë çeshtje. Kjo sepse stadiumi është në pronësi të drejtuesve të ekipit të Tiranës.
Statusi i Erjon Braçes:
“Erjon, ooo Erjon!! Jemi ekip i kryeqytetit, i Tiranes, paguajme taksa ne Tirane; Duam te luajme, kendojme e gezojme, fitojme ketu ne Tirane!! Dhe mos harro; NE, PARTIZANI KTHEJME TITULLIN NE TIRANE!! E do apo jo?”